Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën
(19.03.07 RV)Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën në një
seancë të posaçme. Kreu i UNMIK-ut, Joakim Ryker paraqet raportin e tij të rregullt
tremujor për shkallën e përmbushjes së standardeve. Merr pjesë edhe presidenti i Kosovës
Fatmir Sejdiu, ndërsa për Serbinë është e pranishme kryetarja e Qendrës koordinuese
të Serbisë për Kosovën, Sandra Rashkoviç Iviç. Po sot, përfaqësues të lartë të
Bashkimit Europian diskutojnë në Uashington me sekretaren amerikane të shtetit Kondolica
Rajs mbi marrëdhëniet Evropë - SHBA për çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare,
mes të cilave është edhe çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Trojka e BE-së,
për vizitë në Uashington, përbëhet nga shefi i diplomacisë gjermane Frank- Valter
Shtajnmajer, përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana
dhe Komisarja për marrëdhëniet me jashtë, Benita Ferrero-Valdner.