2007-03-18 20:10:17

Benedikti XVI: Jeta e njeriut pa Zotin nuk funksionon, sepse është e pa dritë.


(18.03.07 RV) RealAudioMP3 Jeta e njeriut pa Zotin nuk funksionon, sepse është e pa dritë. Ta braktisim mëkatin e të vendosim të kthehemi tek Zoti. Ta bëjmë së bashku këtë udhë të çlirimit të brendshëm”. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë Meshës kremtuar sot në burgun e të miturve “Casal del Marmo” të Romës.
Në vizitën e tij të parë në një burg, Papa Benedikti XVI ka zgjedhur adoleshentet ( të miturit) e burgosur, të vetëmuar, pjesa më madhe e të cilëve janë të huajë dhe emigrantë. Ati i Shenjtë Racinger deshti ti takoj, me ta ti lutët Zotit e sidomos të jetë dëshmitarë i dashurisë së Zotit, i cili, siç kujtoi vet Papa, është “Babë i mëshirshëm e besnik, përkundra të gjitha gabimeve të bijëve të vet”. Atin e Shenjtë Benediktin e XVI në këtë vizitë e priten kardinali Camillo Ruini, vikar i përgjithshëm për dioqezin e Romës, ipeshkëvi ndihmës i Romës Benedetto Tùzia, ministri italian i Drejtësisë, Clemente Mastella e shumë personalitete tjera shtetërore e kishtare.
************
“Ky djali i im pati vdekur dhe është kthyer në jetë, pati humbur dhe është gjetë”. Këto fjalë të Ungjillit të Meshës së sotme marrë nga Shën Luka kanë qenë filli përcjellës i “kontaktit të parë të Benediktit të XVI me botën e burgjeve”.
************
Në një atmosferë pritjeje plotë emocion e me sy të lumtur e pak edhe kurreshtar, të miturit e burgosur e pritën Papën në kapelën e vogël ksuhtuar ‘Atit të Mëshirshëm’ brenda Institutit penal, në periferi të Romës. Të miturit e burgosur, 50 gjithësejt, gati të gjithë jo italianë, me zërin e tyre të fortë i kënduan këngët e Meshës përgatitur prej kohe, e të gjithë morën pjesë në takimin e sotëm të shumëpritur me Papën e Ati i Shenjtë i cili iu drejtua me këto fjalë:
“Kam ardhur me shumë dëshirë për të ju vizituar, e momenti më i rëndësishëm i takimin tonë është Mesha e Shenjtë, në të cilën ripërtërihet dhurata e dashurisë së Zotit: dashuri që na ngushllon e jepë paqe, në mënyrë të posaçme në momente të vështira të jetës. Në këtë atmosferë të lutjes, me kënaqësi dua t’ia drejtoi përshëndetjen time secilit prej jush”.
Sot e përjetojmë së bashku Atë dashuri që Krishti na mëson – tha Papa në vazhdim të homelisë - duke u bërë i pranishëm në kremtimin eukaristik. “Po sa e vështirë është të duash seriozisht”, i pyeti Papa të rinjt. E iu drejtua atyre në mënyrë të pëzemërt e familjare duke shpjeguar shëmbëlltyrën e djalit plangprishës të ungjillit të sotëm, një histori e ngjarje familjare kjo që na tregoi sot ungjilli e që kaq shumë përngjan me realitetin tonë. Një atë e dy djemë, që kanë dy plane jete të ndryshme mes tyre”. “Që të dy”, shpjegoi Papa, “jetojnë në paqe” e në mirëqenie, e megjithëkëte shqetësimi i tyre i brendshëm do ti ndryshojë e çojë në një rrugë tjetër të jetës, në mënyrë të posaçme djalin më të vogël, që shumë i përngjan rijnve që janë këtu të pranishëm në burg. E Papa u ndal pikërisht mbi historinë e djalit plangëprishës i cili pasi keqëpërdori e shpenzoi të gjitha pasuritë që pati marrë nga i ati, ra në vështirësi, kishte uri e hyri në krizë.
“Por jo, thoshte me vete djali i vogël, jeta është diçka shumë më tepër, duhet të gjejë një jetë tjetër në të cilën me të vërtetë të jam i lirë, në të cilën mund të bëj atë çka më pëlqen, një jetë të lirë nga dishiplina e rregulloret e urdhërimeve të Zotit, të prindërve; dua të jem vetëm me vetveten time e të ta kem jetën krejtësisht vetem për mua me të gjitha bukuritë e veta. Tani në shtëpi të atit ka vetëm punë”.
“E kështu djali i vogël vendosi të marrë me vete pasurinë e vet që i takonte e të nisej për një vend të largët” në kërkim, vijoi Papa, të një ndryshimi edhe të brendshëm. Ai ishte i bindur se liria dmth të bësh çka të duash, ta kesh jetën e plotë e të jetosh sipas dëshirës. Megjithëkëte, dalë nga dalë djali i vogël e “ndjen edhe merzinë e vetminë”, e ndjen “zbraztinë e brendshme shqetësuese”, paratë mbarojnë e edhe kënaqësia përfundon e nuk të realizon e kënaq. E kështu “filloj një udhë të re të brendshme e cila e shtyn të mendon thellësisht mbi ekzistencën e kuptimin e jetës. Kjo udhë e brendhsme shpejt u bë udhë e jashtme. Në të vërtetë, i riu vendosi të marrë rrugën e kthimit tek i ati, i cili, duke respektuar lirinë e djalit e pati lejuar të shkonte në mënyrë që ta kuptonte çfarë do të thotë të jetosh e çka do të thotë edhe të mos jetosh. Kthimi në shtëpi bëhët arsye feste, jeta ri-fillon nga këtu:
“Ai e kupton se pikërisht puna, përvujtëria, dishiplina e çdo dite e krijon festën e vërtetën dhe lirinë e vërtetë”.
“Tundimet kthehen përsëri”, shtoi Papa, por tashmë i riu e ka kuptuar se “jeta pa Zotin nuk funksionon: sepse mungon thelbësorja, drita, mungon kuptimi i madh i të qenurit njeri”.
“Djali i vogël i shëmbëlltyrës së ungjillit e kupton se Urdhërimet e Zotit nuk janë pengesë për lirinë e për jetën e bukur, por janë tregues, udhërrëfues të rrugës se në çfarë drejtimi duhet shkuar për ta gjetur jetën e vërtetë. I riu e kupton se edhe puna, dishiplina, impenjimi i përditshëm në punë i japin thellësi, kuptim e shije jetës, sepse ndihmojnë ta ndërtojmë këtë botë e të bëhët më e lirë dhe më e bukur”.
Shëmbëlltyra e Ungjillit të sotëm, tha Papa na mëson të kuptojmë se kush është më të vërtetë Zoti. “Ai është Atë i mëshirshëm që në Jezusin na ka dashur përtej çdo mase, Ai na pranon e na kthen dinjitetin e bijve të vet”. Mëtej kjo pjesë ungjillore na ndihmon ta kuptojmë edhe kush është njeriu, shëmbëltyrë e Zotit, por edhe “krijiesë e brisht, e ekspozuar para së keqës e i aftë të bëjë mirë”. Këndej edhe thirrja që Papa bëri për këtë kohë të Kreshmeve, të kthehemi tek Zoti, kthim që do të thotë përimirësim i sjelljeve e i veprimeve tona”.
Pas Meshës, Ati i Shenjtë Benedikti XVI vizitoi ambientet e burgur për të mitur, përshëndeti e falenderoi udhëheqësin e këtij Instituti penal dhe i dëgjojë të rinjtë, të cilët i falën Papës dhuratat e tyre punuar prej druri, keramike e piktura të realizuara në laborator. Patasj Papa iu përgjigjë pyetjeve të tyre, e para se ti përqafonte e të ndahej prej tyre, u kujtoi se duhet të jenë të gëzuar edhe pse “të privuar nga liria”, edhe pse gjenden në burg. Si të arrihet kjo? Papa ua shpjegoi sekretin duke u thënë:
“Sekreti, prandaj gjenden këtu: lypet që Zoti ta ketë e ta zë gjithmonë vendin e parë në jetën tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.