2007-03-17 13:52:46

Nga 9 deri më 14 maj Papa do të vizitojë Brazilin.


(17.03.2007 RV)Sipas njoftimit të Sallës ë Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa do të shkojë në Brazil me rastin e Konferencës së përgjithshme të ipeshkvijve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve. Benedikti XVI do të vizitojë kryedioqezën e San Paolos dhe të Aparecidës. Ati i Shenjtë do të niset më 9 maj nga Roma për në San Paolo, ku do të qëndrojë deri të premten, më 11 maj. Do të niset pastaj për në Aparecida. Këtu, në Shenjtëroren tepër të dashur nga brazilianët, kushtuar Zojës së Bekuar, Papa do të qëndrojë deri të dielën, më 13 maj. Gjatë qëndrimit në këtë vend, do të vizitojë edhe Guaratinguetën. Së fundi, të hënën, më 14 maj, do të rikthehet në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.