(18.03.2007 RV)E bëre për ne, o Krisht, na vure para një Ati që rregulla
s’ respekton, një Ati që do pa masë, një Ati që ua kalon të gjithë etërve, të
cilët jetuan mbi tokë e edhe atyre që do të vijnë. Ti sot na flet për një Atë, që
trashigimin e ndanë në sa është gjallë, një atë i cili s’e ndalon birin
që do të niset, që e lë të lirë deri plangprishësin. E bëre për ne, o Jezus, ky
Atë ne na çudit: “Kush është i dhimbshëm si ai? Kush do të vraponte me lot
në sy për të pritur një bir që shkapëderdhur ia ka gjysmën e pasurisë? Kush
do të mendonte për të shprehur vetëm gëzim, veç dashuri atërore? E kush do ta
vishte përsëri, me rrobat që i përkasin si bir, pasi ka ikur duke përplasur
portën e kthyer është mbuluar krejt me rrecka? E bëre për, o Krisht, që të
gjithë ta merrnin vesh se Zoti s’është ashtu si e përfytyrojmë. Zemra e tij
nuk rreh sipas rregullave tona të vjetra, të ngurta. S’është zemër guri zemra
e Zotit, rreh zemra e tij me dashuri të pakufi.