2007-03-16 16:46:25

Shën Hilari i Akuilesë, ipeshkëv e martir.


(16.03.2007 RV)Shën Hilari, i cili në Martiriologun jeronimian kujtohet njëheresh me Ticianin, duhet të ketë qenë ipeshkvi i dytë i Akuilesë, në Itali, Sipas një tradite të lashtë, ipeshkvi Hilari e diakoni Ticiani pësuan së bashku martirizimin nën Numerianin, më 16 mars të vitit 284. Mbi varrin e Hilarit, në Akuile u ngrit që në shekullin IV një kapelë përkujtimore tetëkëndëshe, që aso kohe quhej ‘martyrium’. Në fund të këtij shekulli, nga frika e Longobardëve, patriku Pal iku në Grado, duke mbartur me vete edhe reliket e martirëve të shenjtë ndërmjet të cilave, edhe ato të Hilarit e të Ticianit. Më vonë, në shekullin e XIII, në Goricie të Italisë martirëve iu kushtua një Kishë, që u bë Kishë famullitare e qytetit duke filluar nga viti 1460 e, pas shpërbërjes së Patriarkatit të Akuilesë, u ngrit në rangun e katedrales së kryedioqezës së re, themeluar në vitin 1751. Të dy shenjtorët martirë nderohen si Pajtorë të qytetit të Goricies.







All the contents on this site are copyrighted ©.