2007-03-16 15:34:26

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të të Kreshmeve. Zoti është Atë që nuk do shërbëtor por bij.


(17.3.07. RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë seë bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 4-të të kohës së Kreshmeve, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore këtë të diele e avancon, e paraprijnë gëzimin e Ngjalljes së Krishtit, një gëzim që buron nga bindja se duam që Ai të na falë e të na shpëtojë. Kështu pra leximet biblike e në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit na thërret të gëzohemi në Zotin sepse Ai na delë para në takim dhe na ofron mëshirën e vet hyjnore.
Aryseja e parë e gëzimit është afërsia e Zotit ndaj atyre që e kërkojnë. Aryseja e dytë është falja që Zoti iu dhuron atyre që kthehen tek Ai me zemër të sinqert.
Në pjesën Ungjillore të kësaj së diele, Jezusi na tregon se Hyu është Atë dhe e do shpëtimin e çdo biri e bije. Zoti Atë që pret, me durim e dashuri, çdo fëmijë të vetin, që është larguar prej tij; Zoti është Atë që nxit, zgjon në zemër të mëkatari dëshirën e kthimit, për të mundur të jetojë në bashkim të thellë me Të: Hyu është Atë që mëshirën e shndërron në gurrë të jetës së re për Kishën e mbarë njerëzimin. Pra, ti bashkohemi gëzimit të Zotit e të festojmë edhe ne, për çdo mëkatarë që kthehet me gjithë zemër tek Ai. E tani ti dëgjojmë leximet biblike e në mënyrë të posaçme pjesën ungjillore të kësaj së diele e cila është një poemë e përdëllimit dhe e mirësisë së Zotit. Tani ti degjojme leximet biblike e pastaj homeline...RealAudioMP3
Homelia nga dom Gjergj Meta
Kete te Diele te IV te kohes se krezhmeve mund ta perkufizojme si “E Diela e Atit te meshirshem”. Pjesa e ungjillit qe do te degjojme kete te diele eshte nje nga pjeset me te famshme te ungjijve ne pergjithesi, e lexuar dhe e komentuar shume nga te krishteret gjate gjithe shekujve. Me shume mjeshteri ungjilltari na paraqet nje realitet sa te dhembshem aq edhe te bukur. Por le te meditojme me rradhe leximet e kesaj te diele, sigurisht duke u ndalur me se shumti ne pjesen e ungjillit.
Ne leximin e pare na tregohet perfundimi i shtegtimit te gjate te popullit te Izraelit. Me ne fund ata mund te hane nga frutet e tokes se premtuar. E gjitha kjo eshte nje dhurate e Zotit: clrimi nga skllaveria e Egjiptit dhe dhenia e tokes se premtuar. Ne leximin e dyte Shen Pali na flet per pajtimin e njeriut me Zotin nepermjet dhe ne Krishtin e i fton te krishteret te pajtohen me Hyun. Sikurse shohim dalin ne pah dy tema te rendesishme per jetn tone shpirterore. Se pari dashuria paraprirese e Hyut dhe se dyti nevoja e pajtimit me hyun ne Jezu Krishtin. Te dyja keto tema jane te pranishme ne leximin e ungjillit te Lukes.
Kryefjala e historise se Lukes eshte Ati: “Nje njeri kishte dy djem...”. E me pas Luka na tregon historine e ketyre dy djemve. Me i vogli i kerkon te atit pjesen e pasurise dhe iken ne nje toke te larget, ndahet nga i Ati dhe nga i vellai. Me tej shembelltyra na tregon se cfare beri dhe ku shkoi djali i vogel qe pergjithesisht ne historine e krishterimit eshte quajtur djali plangprishes. Babai nuk beri asgje per te ndalur djalin e vogel, ai iku vete dhe ne largimin e tij u la krejtesisht i lire. Eshte ajo liri qe shpeshhere ne kerkojme larg Zotit, nje liri pa Zotin. Shtepia e te Atit e ngushton djalin dhe per kete arsye ai iken me shpresen se do te jete me i lire dhe se do te dije ta organizoje jeten e tij larg te Atit. Ketu del ne pah nje krakteristike e Atit qe eshte ajo e lirise. Zoti eshte i lire dhe na ka krijuar te lire. Ai nuk ben asgje pa lejen tone, brenda nesh. Por ajo qe na ben te reflektojme eshte fakti se cfare sjell nje liri e jetuar larg Zotit dhe nje liri e jetuar me Zotin. Duke ndjekur ngjarjet e djalit plangprshes shikojme se shkeputja nga i Ati e con ate drejt degradimit total, drejt shthurjes dhe varferimit total, drejt humbjes se identitetit te tij. Nga bir i nje babe ai kthehet ne skllav te kujtdo qe i jepte dicka per te mbushur barkun, madje nuk mund te hante as ushqimin e kafsheve. Pasoja e pare e shkeputjes dhe jetimit te lirise larg Zotit eshte pikerisht humbja e identitetit qe njeriut i vjen vetem nga krijuesi i tij. “Liria nga Zoti” shkakton tek njeriu skllaverine, pamundesine dhe paaftesine totale. Sa here e ndjejme veten skllever te mekatit pikerisht sepse kemi dashur te jetojme vetem me aftesine tone per te rregulluar jeten, pa e ulur kurre koken dhe pa pranuar qe Zoti eshte ai qe na udheheq dhe qe i jep kuptim jetes tone? Larg Zotit nuk mund te kete vecse skllaveri, vecse varesi nga gjera qe nuk jane Zot. Dhe kjo mund te dallohet shume lehte sepse do te jemi gjithnje te pangopur, gjithnje e me shume ne kerkim te gjerave qe me pas do te na lene me bosh se perpara. E atehere rruga e kthimit...! Ne degradimin e tij total, nje mendim i lumtur per djalin plangprishes. Kujton shtepine e te Atit, kujton se atje edhe sherbetoret hane me mire se ai. E atehere deshiron te jete me mire nje sherbetor i te Atit se sa skllav i dikujt tjeter, i nje te huaji, i nje te pa emer. Atehere kthehet, merr rrugen e kthimit. Sigurisht ne nuk na pershkruhet rruga e kthimit por sigurisht do te kete qene nje rruge e veshtire. Kujdesi i ungjilltarit eshte te na tregoje se cfare e priste ne shtepi. Djali ishte pergatitur te kerkonte falje, t'i thonte te Atit qe ta pranonte te pakten si nje sherbetor te vetin, por gjendet perballe nje befasie te mrekullueshme. I Ati e priste, Zoti na pret. Ai na shikon nga larg. Ka kohe qe eshte te dera dhe pret e na sheh nga larg. Nje shenje fare e vogel e pendeses sone dhe ai eshte gati per te na marre me vete. Nuk ka nevoje as per shume fjale, sepse ai njeh cdo gje te zemres tone sepse ai “na njeh dhe na shqyrton, e di kur ulemi dhe kur cohemi...”.
Ne vend te denimit djali i vogel gjen krahet e hapur te te Atit dhe festen qe ai pergatit per te. “Ka me shume gezim ne qiell per nje mekatar qe kthehet se sa per 99 te drejte”. Pajtimi me Hyun eshte se pari nje feste e Zotit. Eshte ai qe organizon festen, eshte ai qe gezohet i pari, eshte ai qe merr inisiativen, sepse ka gjetur birin e tij. Djalit i kthehet edhe nje here dinjiteti dhe identiteti bijesor. Ai tani nuk eshte me skllav, as sherbetor. Ai tani eshte bir. Ka kuptuar se liria e vertete qendron prane Zotit. Edhe njehere meshira e Zotit fiton mbi mekatin e njeriut, mbi largimin e njeriut nga burimi i dashurise drejt joshjeve te mekatit. Por ende historia nuk ka mbaruar...! E si gjithnje misteri i jetes me Zotin mbetet mister deri ne fund. Djali i madh eshte pjesa tjeter e historise. Ai qe ka qene afer Atit gjithe kohen qe djali tjeter ishte duke jetuar nje jete te shfrenuar. Ai gjithmone i ka sherbyer te Atit, ka qene besnik ne cdo gje. Vete ungjilli na tregon se ate dite ai po kthehej nga puna. Ka qene duke kryer detyrat e tij te dites.
Mund te themi me shume bindje se ai eshte besimtari i persosur, formalisht i patemete. Kryen gjithcka ne rregull. Shkon ne meshe cdo te djele, rrefehet rregullisht, eshte nje meshtar apo rregulltar qe keshillat e ungjillit, pastertine, degjesen, varferine i jeton ne menyren me te mrekullueshme. Nuk ka cfare te thote asgje askush per te. Por valle pse ai ngurron dhe nuk e pranon vellain e tij? A do te hyje valle ne shtepine e te Atit per te festuar bashke me te dhe me te vellain? Ungjilli nuk na e tregon, nuk na thote asgje dhe per ne mbetet nje mister. Pse valle vepron keshtu? Sigurisht kush nuk e ka jetuar sherbimin ndaj Zotit dhe marredhenien me te si nje marredhenie dashurie, por vetem nje marredhenie formale, nuk do te kuptoje kurre arsyet e dashurise se Atit i cili pranon nje mekatar. Djali i madh kishte harruar qe “Zoti nuk do vdekjen e mekatarit, por qe ai te kthehet dhe te jetoje”. Ndoshta nuk kishte degjuar fjalen e Zotit qe thote: “Mos shqyeni petkat, por zemrat tuaja”. Ndoshta sepse me shume kishte qene nje skllav i ligjit se sa nje bir i Atit.
Jemi te thirrur te gjithe te meditojme gjate e te gjejme vendin tone ne kete shembelltyre kaq te bukur. Ne jo vetem jemi nevojtare per kthim te Zoti dhe per kete duhet te bindemi cdo cast te jetes tone, po jemi te fundit qe duhet te japim leksione morali. Te shohim me pare traun ne syun tone se sa lemishten ne syun e tjetrit. Sa here endemi larg burimit te jetes dhe ushqehemi vetem me bindjet tona, me ndjesite tona, me planet dhe programet tona, me krenarine tone. Sa here harrojme te ushqehemi me ushqimin e vertete qe eshte Fjala e Hyut dhe Eukaresita e shenjte. Sa here e marrim te padenje kete ushqim e per kete kemi me te vertete nje guxim te jashtezakonshme...! Te gjejme rrugen e kthimit dhe te nisemi drejt shtepise se Hyut. Mund te jemi te lodhur te raskapitur nga jeta dhe nga mekati. Nuk ka problem. Ati na pret... me krahe hapur! Nuk ka snje fjale denimi per ne vetem fjale dashurie. Nje here qe na ka prekur kjo dashuri dhe na ka perfshire teresisht duhet te jemi tevetedijshem se si te krishtere na thote shen Pali “jemi ambasadore te dashurise se Hyut”, per te pajtuar boten me te, per te pajtuar te tjeret me te. Dhashte Zoti qe te gjejme rrugen e kthimit dhe te gezohemi bashke me Zotin per cdo njeri qe kthehet edhe pse mund te kemi paragjykime per te, per te kaluaren e tij, edhe sepse ndoshta dime shume gjera qe ai apo ajo ka bere. Para Zotit nuk ka rendesi e pse duhet te kete per ne? “Na ndihmo o Zot te gjejme rrugen e kthimit dhe te pajtimit me ty, qe te jemi ne vete shpalles te dashurise tende, jo pse e kemi mesuar diku, por sepse e kemi provuar ne zemren tone. Amen!”







All the contents on this site are copyrighted ©.