2007-03-16 16:44:42

Benedikti XVI në takimin me Pendestarinë Apostolike porosit të rizbulohet vlera e rrëfimit.


(16.03.2007 RV)Në një botë, si kjo e sotmja, ku shumkush mendon se mund të bëjë pa Zotin, meshtarët duhet t’i nxisin besimtarët të rizbulojnë, në Sakramentin e rrëfimit, dashurinë përdëllyese të Hyjit: kështu i porositi Papa meshtarët e kandidatët për meshtari e diakoni. “Njerëzimi i sotëm dëshiron të jetë zot i vetvetes, prandaj shumkush mendon se s’ka nevojë për Zotin, që të mund të jetojë mirë”. Këtë nënvizoi sot Benedikti XVI në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve në kursin e organizuar nga Pendestaria Apostolike. Prandaj 600 meshtarëve e kandidatëve për meshtari e diakoni, të pranishëm në Sallën Klementine në Vatikan, Papa u kujtoi se vetëm permes këtij sakramenti mund të fitojmë paqen e vërtetë me Zotin, me vetveten e me të afërmin. E kjo sepse rrëfimi është burim shpirtëror, ku mund të gjejmë energjinë e domosdoshme për të ngadhënjyer mbi të keqen e mbi mëkatin, në luftën që s’mbaron kurrë gjatë shtegtimit tone tokësor drejt atdheut qiellor.







All the contents on this site are copyrighted ©.