2007-03-13 18:30:00

Qëndrimet e Rusisë, SHBA-ve, Parlamentit Evropian mbi Kosovën.


(13.03.07 RV)Akoma polemika mbi planin e Ahtisarit për statusin e Kosovës. Rusia e ka konsideruar sot të parakohshme dërgimin e dosjes kosovare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka bërë thirrje për të vazhduar konsultimet ndërmjet serbëve dhe kosovarëve. Opinion të kundërt kanë shprehur amerikanët, sipas të cilëve “vonesa të mëtejshme nuk do të sjellin stabilitet, por do të kenë vetëm efekte negative në rajon”. Sipas nënsekretarit për Punët Evropiane, Daniel Frid, Rusia nuk do ta përdorë veton.
Nga ana tjetër, parlamenti evropian miratoi mbrëmë një rezolutë ku mbështetet plani i Ahtisarit, por ka evituar të japë opinionin e vet mbi statusin e Kosovës. Gjithsesi, nga raporti mbi Kosovën, me mbështetjen e socialistëve dhe me një votë ndryshim, u hoqën fjalët “pavarësi” dhe “sovranitet i mbikqyrur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.