2007-03-13 18:23:10

Ndryshime në qeverinë e Tiranës.


(13.03.07 RV)Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar mbrëmë ndryshimet në qeveri. Do të lënë karrigen 5 ministra. Në detyrën e zv-kryeministrit është caktuar Gazmend Oketa, ndërsa ai që ka pasur deri tani këtë post, Ilir Rusmajli do të kryejë funksionin e Ministrit të Drejtësisë dhe do të përgjigjet për marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit.
Majlinda Bregu do të jetë Ministre e Integrimit dhe zëdhënëse e Këshillit të Ministrave, ndërsa në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në vend të Bujar Leskajt vjen Ylli Pango. Si Ministër i Brendshëm është emëruar Bujar Nishani, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kalon në duart e Nard Ndokës. Pritet që emrat e rinj të votohen nga parlamenti.







All the contents on this site are copyrighted ©.