Zgjedhjet në Shijak: 59 komisionerë të majtë kallëzohen penalisht, plagoset një i
djathtë.
(12.03.07 RV)Akoma polemika për zgjedhjet administrative në Shqipëri. Shkaku
këtë herë ka qenë përsëritja e tyre në zonën e Shijakut dhe tërheqja e opozitës. Sot,
lideri socialist Edi Rama e quajti ditën e djeshme, dite zie per procesin zgjedhor
dhe demokracine shqiptare. Komisioni Zgjedhor Zonal ka bërë kallëzim penal për 59
komisionerët e majtë. Është plagosur ndërkaq, një komisioner i djathtë. Vëzhguesit
vendorë kanë deklaruar se në procesin zgjedhor ka pasur paregullsi.