2007-03-12 18:20:32

Benedikti XVI do t’i kalojë pushimet e verës ndërmjet bjeshkëve Lorencago të Kadores nga 9 deri më 27 korrikun e ardhshëm.


(12.03.2007 RV)Pas dy vjetësh në malet e Valle d’Aostës, Benedikti XVI sivjet do t’i kalojë pushimet verore në një skenë tjetër malore. Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se Ati i Shenjtë ‘duke pranuar ftesën e ipeshkvijve të Trevizos e të Beluno-Feltre-s, do të kalojë një periudhë pushimesh verore, nga 9 deri më 27 korrik, në zonën e Lorencago të Kadores’. Papa do të banojë në shtëpinë që i përket dioqezës së Trevizos, në lokalitein e Belunos, ku ka kaluar shumë herë pushimet paraardhësi i tij, Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.