2007-03-08 16:05:15

Kardinali Dgjivish kremtoi Meshën Shenjte pranë varrit të Gjon Palit II në shenjë pajtimi për Kishën e kombin polak.


 (08.03.2007 RV)Së bashku me kardinalin, që për shumë vjet ka qenë sekretar i posaçëm i Papës Vojtila, në kremtim morën pjesë edhe 50 meshtarë. Gjatë kremtimit, të pranishmit u lutën për lumnimin e shërbëtorit të Zotit Gjon Palit II, por edhe për popullin polak, që të frymëzohet gjithnjë nga ndjenjat e faljes e të pajtimit
Sjell këtu – tha kardinali Dgjivish - jo vetëm vuajtjet e Kishës së Krakovisë, por të të gjithë Kishës polake. E më pas iu lut përsëri Zotit që, me ndërmjetësimin e Karol Vojtilës, t’i japë secilit shpirtin e faljes, të pajtimit e të qartësisë në zgjidhjen e problemeve të vështira, që askush të mos gjykohet shtrembër e të mos të akuzohet padrejtësisht se tradhtoi Jezu Krishtin e Kishën. Më pas kryeipeshkvi i Krakovisë iu lut Zotit t’i japë urti e maturi të gjithë atyre të cilët gjatë komunizmit pësuan padrejtësi, që të mos rrëmbehen nga emocionet, por të shikojnë sesi Krishti në Kryq i fal ata që e gozhduan. Së fundi, kujtoi shembullin e ndritur të Gjon Palit II, i cili pati shkuar personalisht në burgun e Rebibies për ta falur atentatorin e tij ‘ndonëse ai nuk i kishte kërkuar ta falte’.







All the contents on this site are copyrighted ©.