2007-03-06 18:16:11

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s të enjten në Beograd.


(06.03.07 RV) Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer do të vizitojë të enjten Beogradin,ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë serbë për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe për bashkëpunimin në kuadër të Partneritetit për Paqe. Ndërkaq, presidenti serb Boris Tadiç ndodhet sot në Bruksel, ku është takuar me autoritetet e Bashkimit Evropian. Në qendër të bisedimeve, çështja e Kosovës, situata politike në Serbi dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.


Në Rusi, gazeta “Pravda”, dikur e mbuluar me shkëlqim nga komunistët, është tashmë një e përditshme që nuk e lexon kush. Ndërsa në Serbi, gazeta me të njëjtin emër është krejtësisht e re, dalë sot për herë të parë në pikat e shitjes. Ka për qëllim të përfaqësojë opinionin e një elektorati mjaft të gjerë, atë të opozitës ultranacionaliste serbe, e cila fitoi 28% të votave në zgjedhjet e janarit. Sot, komentet u janë besuar analistëve, që nuk i fshehin ndjenjat e tyre nostaligjike për regjimin e kaluar. Flitet se gazeta është e lidhur me shërbimet sekrete të reformuara të Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.