2007-03-06 18:17:29

Lajme nga bota.


(06.03.07 RV)Masakër shtegtarësh shiitë në Hilla të Irakut. Nga shpërthimi i dy kamikazeve kanë gjetur vdekjen mëse 90 vetë dhe janë plagosur 160 të tjerë. Bilanci nuk është akoma përfundimtar dhe as zyrtar.


Tërmeti i fortë që goditi sot Indonezinë dhe Singaporin, sipas të dhënave të para, shkaktoi së paku 80 të vdekur në ishullin e Sumatrës. Sipas Institutit amerikan të gjeofizikës, ai ka arritur në 6.3 gradë të shkallës Rihter. Ka shumë të plagosur dhe dëme materiale.


Ndërkohë që rriten protestat kundër forcave të huaja në Afganistan, NATO-ja shpalli fillimin e ofensivës më të madhe kundër talebanëve. Operacioni, që quhet “Akili”, përfshin 5.500 ushtarë dhe do të përqëndrohet në veri të provincës së Helmandit, ku talebanët kanë në dorë kryeqytetin e zonës së Musa Kalës. Zona njihet edhe për prodhimin e drogës.


Luftime të ashpra në Mogadisho, pasi u qëllua me mortajë aeroporti. Mëse 100 rebelë kanë sulmuar trupat qeveritare dhe aleatët e tyre etiopë. Sot në aeroport, pak para shpërthimit të predhave të mortajave, kanë mbërritur 350 ushtarët e parë ugandezë të kontingjentit të paqes, dërguar nga Bashkimi Afrikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.