2007-03-03 18:23:25

Lutu me Ungjillin e së dielës: meditim.


(04.03.2007 RV)Ti na ke ftuar të gjithëve, o Zot,
në Malin e shndërrimit.
Atje ne pamë lumninë tënde,
dëgjuam zërin tënd.
Në atë majë na duk se feja
ishte e lehtë, e natyrshme,
pa ankthe e pa kryqa.
Ndihmona të zbresim nga mali,
e hap pas hapi ta ndjekim Jezusin
udhë të tjera pa kërkuar,
udhë të shkurtëra, pa mundim:
me bindjen se agu i Pashkëve,
kalon nëpër udhën
e së Premtes së Madhe!  







All the contents on this site are copyrighted ©.