2007-03-01 18:03:35

Më 10 mars Papa do të takohet me të rinjtë evropianë e aziatikë.


(01.03.2007 RV)Më se njëzet mijë të rinj, ndërmjet të cilëve edhe shqiptarë, do të marrin pjesë më 10 mars në takimin e Benediktit XVI me përfaqësuesit e rinisë evropiane e aziatike, që do të mbahet në Vatikan. E shumë të tjerë, nga Bolonja, Kalkuta, Koimbra, Krakovia, Hong Kongu, Mançesteri, Manila, Praga, Tirana, Islamabadi do të lidhen me Sallën e Palit VI me rrugë satelitare për të sjellë në zemrën e krishterimit zërin e rinisë nga dy kontinentet. Takimi do të fillojë me arritjen e Kryqit, për të vijuar me reflektimin mbi temën e Ditës evropiane të universitarëve “Bamirësia intelektuale: rrugë për një bashkëpunim të ri ndërmjet Evropës e Azisë”.E promovuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, mbledhja e madhe rinore do të organizohet nga Zyra e Vikariatit të Romës për punën baritore universitare.







All the contents on this site are copyrighted ©.