2007-03-01 17:14:39

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së flasin për Kosovën.


(01.03.07 RV) Filloi sot në Gjermani, takimi dy ditor i Ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian, të cilët flasin edhe për Kosovën. Në qendër të vëmendjes, bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, pas përcaktimit të statusit. Ndërkaq, ministrat njoftuan sot se Brukseli do të largohet gradualisht nga Bosnja dhe do të tërheqë trupat, në perspektivën e një impenjimi më të madh evropian në Kosovë.


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u deklarua sot i pafajshëm para Gjykatës së Hagës. "Ndihem i fyer nga këto akuza" theksoi ai në seancën e sotme. Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e akuzon për përfshirje në vrasje, dhunime dhe tortura kundër serbëve dhe bashëkpunëtorëve të tyre gjatë luftës së viteve 1998-'99. Gjykimi i Haradinajt dhe dy ish-luftëtarëve të UÇK-së, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt fillon të hënën, më 5 mars.







All the contents on this site are copyrighted ©.