2007-03-01 17:15:13

Lajme nga bota.


(01.03.07 RV)Grupi “5+1” ku bëjnë pjesë SHBA-të, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbajti sot pasdite një konferencë në lidhje telefonike, për të diskutuar mbi një rezolutë të re të OKB-së, që ashpërson sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Iranit. Teherani vazhdon të mos e ndërpresë programin e vet bërthamor e ka sulmuar sërish Izraelin, i cili sipas presidentit Ahmadinexhad është “personifikim i Djallit”. Deklarata është bërë mbrëmë në një mbledhje të krerëve myslimanë sudanezë në Khartum.


Dy civilë janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në perëndim të Afganistanit. Rajoni në fjalë prej javësh është përfshirë nga trazira të shkaktuara nga talebanët.
Ndërkaq, Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se në Afganistan prodhimi i opiumit ka arritur në nivel rekord. Talebanët kontrollojnë një pjesë të madhe të trafikut të drogës.


Zyrtarë amerikanë dhe koreano-veriorë do takohen javën e ardhshme në Nju Jork në përpjekjen për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe. Megjithatë Departamenti i Shtetit amerikan ka theksuar se takimi do të merret kryesisht me çështje organizative.








All the contents on this site are copyrighted ©.