2007-02-28 18:31:16

Republika serbe e Bosnjës kërkon falje për krimet e luftës.


(28.02.07 RV)Qeveria e Republikës serbe të Bosnjës kërkoi sot falje zyrtarisht për krimet e luftës të kryera ndaj popullsisë jo serbe dhe u bëri thirrje dy të kërkuarve nga Gjykata e Hagës, Ratko Mladiqit dhe Radovan Karaxhiqit të dorëzohen. Kjo deklaratë vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për të mos e fajësuar Serbinë për masakrën e Srebrenicës, që gjithsesi konsiderohet genocid nga e njëjta Gjykatë. Ky vendim ka shkaktuar indinjim të jashtëzakonshëm në Bosnjë, ku dje në Sarajevë protestuan mijëra vetë. Manifestuesit kërkuan që të ndryshohet Kushtetuta në mënyrë që të shkrihet entiteti serbo-boshnjak, konsideruar një produkt i drejtpërdrejtë i genocidit.







All the contents on this site are copyrighted ©.