2007-02-27 17:57:59

Vijojnë punimet për përgatitjen e Sinodit të ri për Afrikën.


(27.02.2007 RV)Kisha e Kontinentit afrikan është plot gjallëri: këtë nënvizon komunikata që u publikua sot nga Këshilli i posaçëm për Afrikën i Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit të ipeshkvijve. Më 15 e 16 shkurtin e kaluar Këshilli mbajti në Vatikan një takim për përgatitjen e asamblesë së dytë të posaçme sinodale për Afrikën. Duke hapur punimet e takimit, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të ipeshkvijve preku sidomos temën e pajtimit, tepër aktuale për Kontinentin afrikan. Në takim u fol kryesisht për jetën e Kishës dhe të shoqërisë në Afrikë, ku numri i besimtarëve katolikë është rritur me 3%, duke ia kaluar rritjes 2,5% të popullsisë. Më pas ipeshkvijtë diskutuan sipas kërkesave të Lineamentës, publikuar që në qershor 2006.







All the contents on this site are copyrighted ©.