2007-02-27 17:58:21

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme.


(27.02.2007 RV)Shenjti pajtor i krahinës Italiane të Abrucit, Francesco Possenti, lindi në Asizi më 1 mars 1838. Shumë i ri veshi zhgunin e Etërve Pasionistë dhe ndërroi emrin. U quajt Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, sepse pati vegime të vazhdueshme mistike, në të cilat i dukej pikërisht Zoja e Dhimbshme. Pas shumë shtegtimesh, u vendos në ishullin e malit Gran Sasso, ku u sëmur nga turbekulozi. Ndërroi jetë më 27 shkurt 1862. Ishte vetëm 24 vjeç. U shpall shenjt më 1920. Kuvendi i fundit ku jetoi dhe qela ku mbylli sytë për dritën e kësaj bote, janë cak shtegtimesh e mrekullish të vazhdueshme. E aty, pranë Kishës së vjetër, ku ka çuar Meshë e është lutur Shenjti, sot lartohet një kishë e re, e madhe, moderne, ku rrajnë çdo ditë shtegtarë të panumërt.







All the contents on this site are copyrighted ©.