2007-02-27 17:42:44

20 të vdekur në atentatin kundër nënpresidentit amerikan në Afganistan.


(27.02.07 RV)Një shpërthim që ka shkaktuar 20 të vdekur, të gjithë punëtorë afganë, përveç tre ushtarëve të huaj: ky është bilanci i atentatit të talebanëve në Bagram të Afganistanit, nga i cili doli pa asnjë skalfitje nënpresidenti amerikan Dik Çejni. Sipas deklaratës së vetë talebanëve, atentatori kishte për qëllim të arrinte tek Çejni. Terroristët kanë shpallur se do të fillojnë një ofensivë kundër forcave të presidentit Hamid Karzai dhe atyre ndërkombëtare në pranverë. Ky mund të jetë sulmi i parë i kësaj ofensive dhe një sfidë ndaj amerikanëve, siç na shpjegon Loreta Napoleoni, eksperte italiane e terrorizmit islamik:
RealAudioMP3 Sipas meje, është një sfidë e hapur ndaj pushtetit e ky është një fenomen që bën pjesë në të ashtuquajturën “al-kaedizëm”, e cila është lëvizja anti-imperialiste, kryengritëse që lindi nga hiri i Al Kaidës, pas shkatërrimit të regjimit të talebanëve. Është e njëjta lëvizje që ka kryer sulmet në Madrid, Londër, Stamboll e në vende të tjera të botës.
Amerikanët gjenden në një situatë stanjacioni në Afganistan e ajo që po ndodh sot është pasoja e një gabimi strategjik, që u bë menjëherë pas ndërhyrjes. Është vendimi për të mos eliminuar krejtësisht krerët historikë të Al Kaidës, pra vendimi për të mos ndjekur Bin Ladenin dhe Al Zavahirin me shokë brenda Pakistanit. Për më tepër, pjesa më e madhe e territorit afgan është nën kontrollin e Zotërinjve të luftës. Vetëm Kabuli dhe zona përreth tij kontrollohet nga presidenti i zgjedhur, krejt pjesa tjetër është tokë e askujt.








All the contents on this site are copyrighted ©.