2007-02-26 17:16:31

Shën Aleksandri, Patrik i Aleksandrisë.


(26.02.2007 RV)Sot kisha katolike përkujtoi njërin nga shenjtorët më të njohur me emrin Aleksandër, kampionin e fesë, Patrikun e Aleksandrisë, protagonist i luftës kundër herezisë ariane.
I lindur rreth viti 250, njeri me kulturë të thellë, zell të zjarrtë fetar e mirësi të jashtzakonshme njerëzore, Shën Aleksandri u zgjodh Patrik i Aleksandrisë së Egjiptit në vitin 313. I kushtoi menjëherë kujdes të veçantë edukimit të klerikëve e sidomos zgjedhjes së tyre nga radhët e njerëzve që dalloheshin për virtyte.
Iu desh të ndeshej vazhdimisht me herezinë e shpallur nga Ario, e cila përhapej me vrull në gjithë Lindjen. Aleksandri ia doli ta mundte vetëm pas Koncilit të Nikesë, në të cilin arianizmi u dënua përfundimisht.Vdiq më 26 shkurt të vitit 328, duke lënë pas, si vazhdues të idealeve të tij, diakonin luftarak, Atanasio (Athanasin), që i zuri vendin në fronin ipeshkvnor dhe që shëroi plagët e fundit që kishte hapur në Kishë herezia ariane.







All the contents on this site are copyrighted ©.