2007-02-26 18:19:31

Gjykata e Hagës: në Srebrenicë genocid, por Serbia s'mban përgjegjësi.


(26.02.07 RV) Gjykata e Hagës është prononcuar sot mbi përgjegjësinë e Serbisë gjatë luftës në Bosnjë. Sipas Gjykatës më të lartë të OKB-së, masakra e Srebrenicës është genocid, por Beogradi nuk mban përgjegjësi juridike për të. Beogradi mund të quhet fajtor për mungesën e parandalimit të saj. Fraza e plotë e vendimit për këtë aspekt është : “Serbia ka dhunuar detyrimin për parandalimin e genocidit, sipas Konventës mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, përsa i përket genocidit të kryer në Srebrenicë, në korrik 1995”. Gjykata e Hagës e fajëson Beogradin edhe për mosbashkëpunimin në dorëzimin e gjeneralit Ratko Mladiq dhe i kërkon që të ndërmarrë hapa për plotësimin e këtij detyrimi. Si fajtorë për genocidin në Bosnjë, Gjykata mban serbët e Bosnjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.