2007-02-24 17:10:13

Sot në Vatikan filluan ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake në praninë e Atit të Shenjtë.


(25.02.2007 RV)Sivjet meditimet me temë “Kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit, e jo çka është mbi tokë” po propozohen nga kardinali Gjakomo Bifi, kryeipeshkëv nderi i Bolonjës.
Ushtrimet shpirtërore, që filluan sot pasdite në orën 18. 00 në Kapelën “Nëna e Shëlbuesit”, me kremtimin e Lutjeve të Mbrëmjes, pasuar nga adhurimi i Eukaristisë, do të përfundojnë më 3 mars me kremtimin e Lutjeve të mëngjesit dhe me reflektimin përfundimtar.Gjatë këtyre ditëve do të ndërpriten të gjitha audiencat papnore, duke përfshirë edhe takimin papnor me besimtarët të mërkurën, 28 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.