2007-02-24 17:11:40

Nikë Prela, ipeshkëv i Kosovës, në 11-vjetorin e vdekjes.


(25.02.2007 RV)Imzot Prela lindi në Kotorr më 3 qershor 1918. Ndoqi rrugën e meshtarisë, që e çoi në detyrën e lartë të ipeshkvit të dioqezit të lashtë të Shkup-Prizrendit, bari i të cilit ishte qysh nga viti 1970 deri në vdekje.
Jetoi me Zotin e për Zotin, me popullin e për popullin, duke shkrirë të gjitha energjitë e veta për ta ndriçuar me dritën e Ungjillit. Si meshtar, punoi me të gjitha forcat, me fjalë e me vepra për të kumtuar Ungjillin e Krishtit; si ipeshkëv, tregoi kujdes të veçantë për thirrjet meshtarake dhe talentet e reja, duke i hapur rrugën lulëzimit të veprimtarisë fetare-kulturore-atdhetare. Iu vu ai vetë punës dhe botoi një sërë veprash, ndërmjet të cilave, Fjalorin Biblik.
Si atdhedashës, të cilit i dhimbsej vendi e populli i vet, trokiti portë më portë në zyrat e larta kudo nëpër botë për të mbrojtur me kërrabën e bariut, grigjën që i qe besuar, rrethuar nga ujqërit e uritur. Dha kështu një kontribut të shquar në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, veçmas të Kosovës.
Ndërroi jetë më 25 shkurt 1996. Shfletuam sot arkivin tonë dhe shkëputem nga një intervistë e tij dhënë radios sonë, këtë fragment simbolik:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.