(25.02.2007 RV)Po, edhe ne, o Zot, në shkretëtirë ecim çdo ditë. Janë shumë
shkretëtirat e jetës: Shkretëtira e mjerimit, e mosmirënjohjes, e lodhjes së
kotë, e çoroditjes, shkretëtira e dhimbjes, e vetmisë, e padrejtësisë dhe e
shpifjes, e prepotencës e e marrëzisë. Mos na lër, o Zot, të biem në tundim. Largona
prej gjithë së keq! Ngjall në zemrën tonë besimin, e shpresën se ti je pranë
nesh, ti shok i udhës së Kryqit,ti mik që na prin në amshim.