2007-02-24 15:34:03

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 1 të Kreshemeve "C":Jo vetëm prej buke jeton njeriu!


(24.02-.07 RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herë do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së parë të kohës kishtare të Kreshmeve, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik.RealAudioMP3
Me të Mërkurën e Përhime që kemi kremtuar të mërkurën e kaluar, Kisha katolike ka filluar kohën e Kreshmeve, kohë e fortë për popullin e krishterë që është i thirrur të rizbulojë fenë e vet, e përmes veprave pendestare të agjërimit, të lutjes e të Dashurisë (bamirësisë), është i thirrur të kremtojë me shpirt të ripërtërirë Misterin Pashkor që është gjithmonë preludi i Pashkës së amshuar. Kështu pra kemi filluar një rrugëtim apo udhëtim të ri shpirtëror drejt pashkëve, një udhë që karakterizohet nga kthimi ynë i vazhdueshëm dhe i përditshëm tek Zoti. Kjo do të mund të ndodhë nëse do të dijmë të ballafaqohemi kurdoherë me fjalën e Zotit, sikur pohojnë edhe Leximet biblike të kësaj të diele të Parë të Kreshmeve që trajtojnë temën e fesë e të sprovës së fesë.
Kjo kohë pendestare prej dyzetë ditësh na përkujton jo vetëm 40 vitet e popullit të Izraelit në udhëtim përmes shkretëtirës për të mbërrijë tokën e premtuar, por sidomos na përkujton e tërheq vëmendjen tek dyzetë ditët që Jezusi i kaloi në shkretëtirë para se të fillonte misionin e tij publikisht; ku Ai tundohet nga dalli, ashtu siç na kujton e përshkruan pjesa ungjillore e kësaj së diele nga Luka (krh Lk 4,1-13). Për të qenë edhe më sakt, duhet ti referohemi lutjes së Prefacionit të kësaj së diele të Parë të Kreshmeve e cila lutje pohon se kjo kohë pendestare qe themeluar prej vetë Jezusit: " Ai e shuguroi themelimin e kohës pendestare me agjërim prej dyzetë ditësh, e duke i fituar e mposhtur pritat e tunduesit të Vjetër, na mësoi ti mbizotërojmë (sundojmë) tundimet e mëkatit, në mënyrë që ta kremtojmë me shpirt të ripërtërirë misterin pashkor për të mundur t'ia arrijmë Pashkës së Përjetshme" .
Në heshtjen e zemrës sonë Zoti na flet; fuqia e tij na ndihmon ti kapërcejmë tundimet dhe të jemi kurdoherë në harmoni, në sinptoni me të.
Në kremtimin e Liturgjisë Hyjnore të kësaj së diele ne edhe një herë e jetojmë sakramentalisht fitoren e Jezusit mbi djallin e mallkuar. Krishti qe shtyer prej Shpritit të Shenjtë në shkretëtirë ku, pas dyzetë ditësh agjërimi qe tunduar prej djallit. Në atë moment sprove, forca e tij e vetme ishte fjala e Zotit, dmth vetë Zoti, që banonte në të (Ungjilli).
Liturgjia e Fjalës e dy të dielave të para të Kreshmeve vëjnë para vëmendjes së asamblesë kristiane modelin e njeriut të ri që është Krishti: sot i krishteri e kundron qartë cakun drejt të cilit orijenton udha e kohës së kreshmeve, dmth fitorja mbi mëkat e mbi të keqën.
Tundimet që Jezusi përjetoi në shkretëtirë, për të cilat flet pjesa e ungjillit e kësaj së diele, përmbledhin mashtrimet e mëdha të jetës sonë. "Tundimet e mëdha, tundimet e vërteta, nuk janë ato për cilat shqetësohet apo ndjek me ankth një lloj kristianizmi moralist, nuk janë ato që do ti prisnim e paramendonim, ato, për shembull, që kanë të bëjnë me sferën seksuale, por janë ato që synojnë ta shkatërrojnë fenë" (O. Clément).
Tundimi i parë është ai i zëvendësimit të Zotit, e i zëvendësimit me sende: "Thuaji këtyre gurëve të bëhën bukë, kjo është jeta, nuk ka tjetër".
Tundimi i majes së tempullit e shkatërron fenë duke imituar fenë: "Kërkoi Zotit një mrekulli". E kjo të duket gjëja maksimale e fesë e në realitet përkundrazi është karikatur e fesë, është mos besimi në Zotin. Të kërkosh mrekulli nga Zotit është kërkim i avantazhit apo dobisë personale, jo imbështetjes në dashurinë e Zotit por në dashurinë për veten deri në çmenduri (marrëzi).
Tendimi i pushtetit thotë: "Merre pushtetin porsi zotin tënd e do të kesh pushtetin e botës. Braktise atë Zot që të varfërit do ti bëjë princa të mbretërisë së vet, e prej një fëmije e bën më të madhin në mbretërin e vet, atë Zot që ka ardhur për të sherbyer, mikun e publikanëve, të mëkatarëve dhe të prostitutave. Harroje këtë Zot që nuk hyjnë në pallatet e të pushtetarëve përveç si robë i zënë, që nuk ka krijuar kurrë ndonjë ushtri, po që don ta pushtojë botën me dashurinë e çmendurinë e kryqit".
Kuptimi i thellë që i bashkon dhe lidhë të tri tundimet është sulmi frontal ndaj fesë në Zotin që Jezusi kumton. E të gabohesh mbi Zotin është gjëja më e keqe që mund të të ndodh. Këte e shohim me fundamentalistët fetar e në gëzimin e tyre që provojnë duke shkaktuar vdekjen e të tjerëve me vdekjen personale.
Të gabohesh mbi Zotin sjell në dashuri përmes vdekjes. E ky është fundi i njeriut. Kuptimi i thellë i tundimeve na sjell tek urdhëri suprem i dashurisë së Zotit, i cili për shpëtimin e njerëzimit flijon veten me dashuri. Zoti e dhuron veten për ruajtur e shpëtuar jetën e tjerëve.
Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na tregon dhe paraqet Jezusin porsi njeriun e ri që fiton mbi të keqin e të keqën sepse është i udhëhequr prej Shpirtit Shenjtë Zot. Atë çfarë Jezusi ka bërë është shembull edhe për ne në mënyrë që ti ndjekim gjurmët e tija. Ne e dijmë se jeta e njeriut mbi tokë është një jetë plotë tundime e shpesh edhe plotë mëkate, e megjithëkëtë Zoti kurrë nuk e braktisë njeriun sepse e do. Për këte liturgjia na propozon udhën e kthimit shpirtëror e njëkohësisht rastin për përforcimin e fesë sonë në Zotin Dashuri, në mënyrë që mund të arrijmë të përgatitur për të kremtuar Pashkën e Zotërisë Jezu Krisht.
Ti dëgjojmë leximet biblike të dielës së Parë të Kreshmeve dhe komentin nga dom Gjergj MetaE Diela I e Kreshmeve Viti C

 
Dt 26,4-10; Sal 90; Rm 10,8-13; Lc 4,1-13

 
Te dashur bashkeatdhetare se pari ju uroj nje fillim te mbare te kreshmeve. Do te jemi bashke ne kete kohe liturgjike per te degjuar Fjalen e Zotit dhe per t'u ushqyer me te. Gjate kesaj kohe do te na shoqeroje ungjilli i Lukes qe eshte ungjilli i Vitit C dhe leximet e tjera qe Kisha na ka ofruar per te na shoqeruar ne rrugetimin drejt Pashkes se Ringjalljes.
Ka nje lidhje organike e shpirterore te ngushte ndermjet koheve liturgjike qe ne perjetojme gjate gjithe vitit. Kohen e Krishtlindjes ne e mbyllem duke kundruar Krishtin ne Lumin e Jordanit, ku mori pagezimin prej Gjonit dhe pame shpirtin e Zotit qe zbriti mbi te per te na treguar se Ai eshte “Djali i parapelqyer i Atit...”. I njejti Shpirt qe u shfaq ne lumin e Jordanit, e shoqeron, madje e shtyn Krishtin drejt shkretetires para se ai te filloje misionin e tij ne mes te njerezve. Madje misioni i tij fillon ne shkretetire, sepse aty ai kalon pengesen e pare. Ky mision do ta coje ate drejt Jeruzalemit. Ungjilli i Lukes na thote: “Jezusi, plot me Shpirtin e Shenjte u largua nga Jordani dhe u dergua prej Shpirtit ne shkretetire, ku per 40 dite u tundua nga djalli”. (Lk 4,1). Ne kete te djele jemi te ftuar te hyjme bashke me Krishtin ne shkretetire, me vetedijen se Shpirti i Zotit eshte me ne dhe nuk do te na lere vetem ne castet e tundimit.
Krishti pra fillon misionin e tij ne shkretetire. Tashme e dime mire se cfare rendesie ka shkretetira ne Shkrimin e Shenjte. Simboli me shprehes eshte ai i udhetimit te Izraelit per 40 vjet drejt tokes se premtuar. Nje kohe prove dhe tundimi qe, me ndihmen e Zotit, Izraeli, megjithe tradhetite e tij te herepashershme, do ta kaloje. Krishti, Izraeli i ri, hyn ne shkretetire dhe aty tundohet. Libri i Siracidit ne Beslidhjen e vjeter na thote: “Bir, nese i paraqitesh Zotit per t'i sherbyer, pergatitu per tundimin...”.(Sir 2,1) E Krishti eshte paraqitur dhe ka filluar misionin e tij. Misioni i Krishtit eshte i dyfishte: T'i sherbeje Zotit dhe t'u sherbeje njerezve. Ai do t'i dhurohet Atit per te fituar mbi mekatin e njerezve duke realizuar keshtu vepren e tij shelbuese.
Ne fillim te misionit te tij Krishti ka prane nje “shoqerues” jo shume te kendshem, madje qe ka si pikesynim ta shmange ate nga qellimi kryesor i ardhjes se tij ne mes te njerezve. Dialogu qe zhvillohet ndermjet Jezusit dhe djallit eshte nje bisede midis dy personave qe e njohin mire njeri-tjetrin. Duket qe diku jane takuar, por kesaj rradhe eshte nje sfide e madhe ndermjet te dyve. Njohin mire njeri tjetrin dhe njohin mire Shkrimin e Shenjte. Djalli e tundon Jezusin me fjalet e Shkrimit te Shenjte, madje e tundon ate ne esencen e besimit dhe ne identitetin e tij “Nese ti je Bir i Zotit...!” Djalli do te vere ne dyshim identitetin e tij. Ai e di mire ne fakt kush eshte Krishti, por orvatet te shtije hijen e dyshimit dhe te ngacmoje te Krishti mundesine e tundimit te Zotit.
Nuk eshte e veshtire te shohim se si shpeshhere identiteti jone eshte shume i rrezikuar ne kohen e sotme. Rreziku vjen nga jashte, por eshte edhe i brendshem, i joni. Vjen nga jashte kur realiteti ne te cilin jetojme do te sheshoje dhe te fshehe karakterin e vecante te thirrjes se krishtere. Por nga brenda nesh veprojne forca si konformizimi, frika apo turpi qe na kaplojne dhe perpiqen te na pengojne qe ne te pohojme me force ate c'ka jemi. Identitete te paqarta, ose te dyfishta sulmojne jeten tone. Mbetemi jo rrallehere te varur pezull ndermjet deshires per te pasur nje qartesi identiteti dhe frikes se mos ky identitet mund te na shkaktoje probleme, mund te na heqe privilegje. Identiteti yne eshte i rrenjosur ne Krishtin nepermjet pagezimit. Me sakramentin e pagezimit ne jemi bere Bij te Hyut dhe vellezer te Krishtit. Kjo dhurate e Zotit ka edhe pasojat e veta ne jeten tone. Nganjehere, pikerisht per te mos pesuar keto pasoja, ne nuk jemi te qarte mbi identitetin tone ose duam ta fshehim ate, ose duam ta mjegullojme me gjithfare teorish per te justifikuar keshtu veprimet tona dhe per te mos marre mbi vete kryqin qe na jepet. Jo rrallehere me ka qelluar te takoj njerez qe me Kishen kane nje marredhenie disi te vaket per arsye se eproret e punes apo te pozicionit politik e shoqeror mund ta vene re dhe te humbe privilegje. E pra nuk ka gje me te rendesishme se sa te dish kush je. Per te gjetur kete identitet le te na bjere ndermend pagezimi yne dhe premtimet qe ne vete apo te tjere ne vendin tone kane bere nese kemi qene te vegjel. Aty kemi marre faren e jetes se pasosur, aty jemi bere nje me Krishtin.
Djalli duke vene ne dyshim identitetin e Jezusit ne fakt do te nxise “nje lloj inati” te ai ne menyre qe ai te thote, “po une jam dhe ta tregoj une”. Por Jezusi zgjedh nje rruge tjeter. Ai i tregon se bijesia e tij nuk qendron ne fuqine qe ai ka per te shendrruar gurin ne buke (me vone do te shumezoje buket dhe ne e dime se ai mund ta beje kete gje), por duke i thene djallit se ai e njeh mire Shkrimin e Shenjte dhe se gjeja me e rendesishme per te eshte marredhenia me Hyun nga e cila do te shpertheje jeta. Krishti nuk e vendos besimin e tij ne gjithpushtetesine e vet, por ne bindjen ndaj Shkrimit te Shenjte dhe vullnetit te Atit. Djalli do te kthehet perseri ta tundoje Jezusin ne kopeshtin e Gjetsemanit, per ta shmangur perseri nga plotesimi perfundimtar i misionit te tij, nga Kryqi.
Te dashur vellezer e motra. Rrugetimi i krezhmeve eshte nje pjezes e vogel e asaj cka duhet te jete krejt jeta jone: nje kerkim i Zotit dhe i marredhenies me te. Aty do te gjejme edhe identitetin tone e do te dime kush jemi. Armiku do te perpiqet gjithmne te na
Fillimi i krezhmeve perkon me diten e fundit te Jezusit ne shkretetire. Ne fakt Kisha eshte vazhdimi i jetes se Krishtit ne historine e njerezve. Cdo besimtar me ane te pagezimit vazhdon ne jeten e perditshme jeten e Krishtit. Ne jemi nje perzgjatje ne historine e botes e Krishtit meshtar, profet dhe mbret, gjithsecili sipas menyres dhe thirrjes se tij. E ne kete vazhdim ne jemi te thirrur qe te sherbejme Zotin dhe njeri tjetrin, por mos te harrojme qe jemi edhe te tunduar, sepse jemi edhe te brishte. Madje nuk jemi vetem te tunduar por edhe mekatare. Zoti ka dashur te na besoje ne njerezve vazhdimin e vepres se tij duke na garantuar pranine e tij te vazhdueshme. Rrugetimi i besimtarit ne kete kohe krezhmesh nuk eshte ai i nje shtegtari te vetmuar ne shkretetire, qe nuk ka busull, por eshte rrugetimi i nje bashkesie, eshte rrugetimi i gjithe kishes. Besimtari, secili prej nesh nuk eshte vetem, por ka me vete Shpirtin e Shenjte te Zotit dhe driten qe vjen nga mesimet e Kishes ne te gjithe traditen e saj.
Ne sakramentin e eukaristise, qe ne kremtojme cdo te djele, gjejme forcen, gjejme buken qe ushqen jeten tone. Te mbledhur bashke si Kishe ne i themi te keqes: “Jo vetem me buke jeton njeriu, por me cdo fjale qe del nga goja e Hyut”. Eshte e domosdoshme qe te jemi bashke si trup i Krishtit dhe te pashkeputur nga ai, ndryshe e keqja do te tundoje jeten tone dhe sigurisht do ta fitoje.
Te bindur se Shpirtin e Zotit e kemi gjithmone me vete te vazhdojme kete rrugetim qe kemi nisur te Merkuren e Perhime, nepermjet ritit te perhimjes dhe te kthehemi me zemer e me mendje kah Zoti ne menyre qe te kundrojme driten e Pashkes, te ringjallur bashke me Krishtin. Amen.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.