2007-02-23 19:33:35

Të dyja koalicionet në Shqipëri deklarojnë fitore në zgjedhje.


(23.02.07 RV) Shqipëria pret rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, ndërsa të dyja koalicionet shpallin se i kanë fituar ato. Nga një numërim i pjesshëm i bashkive del se Partia Demokratike ka fituar më shumë se Partia socialiste, por ka humbur në qytetet e mëdha, gjë që do të thotë më shumë vota për socialistët. Gjithashtu, edhe aty ku ka fituar, këshillat bashkiakë shpesh kanë kaluar në duart e socialistëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi deklaroi sot se votimi në zgjedhjet administrative duhet t’i bëjë demokratët të reflektojnë dhe të bëjnë ndryshime në qeveri.

Banka Botërore ka miratuar një kredi me vlerë prej 60 milionë dollarë për Shqipërinë. 25 milionë nga kjo kredi do të përdoren për përfundimin e rrugës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, që lidh Kosovën me Shqipërinë. Pjesa tjetër e kredisë do të përdoret për reformën e tokës.








All the contents on this site are copyrighted ©.