2007-02-23 19:35:31

Kryeministri italian ka hequr ligjin mbi çiftet e faktit nga programi i ri.


(23.02.07 RV) Koalicioni i qendrës së majtë në Itali ka rënë dakord që të mbështesë kandidaturën e Romano Prodit për postin e kryeministrit, pasi qeveria e mëparshme e drejtuar prej tij dha dorëheqjen. Prodi ka dalë me një dokument prej 12 pikash, i cili do të jetë programi i punës i qeverisë së re. Në to nuk bën pjesë ligji i ashtuquajtur “DIKO”, i cili ligjëronte bashkimet e faktit ndërmjet çifteve dhe i hapte rrugën martesës ndërmjet homoseksualëve. Pika të tjera të rëndësishme kanë të bëjnë me respektimin e impenjimeve ndërkombëtare, realizimin e linjës së trenave të shpejtë dhe rishikimin e sistemit të pesnioneve e të asistencës shoqërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.