2007-02-23 19:01:28

Konfirmohet lajmi, sipas të cilit Benedikti XVI do të presë në audiencë presidentin rus, Vladimir Putin.


(23. 02. 2007 RV)Benedikti XVI do ta presë në audiencë presidentin rus, Vladimir Putin më 13 marsin e ardhshëm. Lajmi konfirmohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Takimi i Papës me kreun e Kremlinit – saktëson një notë zyrtare – do të realizohet në kuadrin e udhëtimit të presidentit rus në Itali, që është caktuar prej kohe e që, duke pasur parasysh situatën politike në vend, duhet të konfirmohet.Është hera e tretë që Putin viziton Vatikanin, por hera e parë që takohet me Benediktin XVI. Dy herët tjera, e pikërisht më 5 qershor 2000 e 5 nëntor 2003 është pritur nga Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.