2007-02-23 19:31:18

Haradinaj në Hagë. Të hënën, Gjykata vendos nëse Serbia ka kryer genocid në Bosnjë.


(23.02.07 RV) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përgatitet të niset për në Gjykatën e Hagës, e cila e ka akuzuar për krime lufte. Ai zhvilloi sot takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore dhe me shefin e administratës ndërkombëtare, Joakim Ryker. "Unë po shkoj me besim se drejtësia do të mbizotërojë, siç ndodhi para dy vjetësh. Po shkoj të them të vërtetën dhe asgjë më shumë", thuhet në një komunikatë për shtyp të Haradinajt, pas takimit me presidentin Sejdiu.
Haradinaj do të largohet nga Kosova këtë të dielë, për t’u paraqitur në Hagë më 26 shkurt, një javë para fillimit të procesit gjyqësor, i cili është caktuar për datën 5 mars. Aktualisht ai ndodhet në Kosovë në liri të mbikqyrur, që dy muaj pas ngritjes së aktakuzës, në mars të vitit 2005.


Gjykata e Hagës duhet të vendosë gjithashtu, të hënën, nëse Serbia ka kryer genocid në Bosnjë, gjatë luftës së viteve 1992-95. Vendimi mund t’i sigurojë Bosnjës miliona dollarë si kompensim nga Beogradi.
Gjykata e Hagës e hapi çështjen vitin që kaloi. Është hera e parë që një shtet hidhet në gjyq për genocid, në një luftë që ka shkaktuar mëse 100 mijë viktima. Pozita e Beogradit do të ishte më e mirë, nëse do të kishte dorëzuar në Hagë gjeneralin Ratko Mlladiq dhe do të kishte ndjekur penalisht të gjithë përgjegjësit e krimeve brenda territorit të Serbisë. Por akutalisht, Bashkimi Evropian ka ndërprerë negociatat e asociim-stabilizimit me Serbinë, pikërisht për këtë problem. Sipas Jakob Finçit, kreut të Qendrës evropiane për Strategjinë e Integrimit, Gjykatës së Hagës do t’i duhet të marrë një vendim prej Solomoni, për t’i kënaqur boshnjakët, të cilët janë kroatë, myslimanë e serbë.







All the contents on this site are copyrighted ©.