2007-02-22 16:59:58

Mesazhi i patrikut të Jeruzalemit imzot Sabah për Krezhëm.


(22.02.2007 RV)Krezhmët i kujtojnë të krishterit se situata si pushtimi ushtarak, kufizimi i lirisë, mungesa e sigurisë, shkelja e ligjeve mund të shndërrohen në rast për të nisur një jetë të re. Këtë, thënë me dy fjalë, shkruan Patriku i Jeruzalemit, Imzot Mishel Sabah, në Mesazhin e tij të Krezhmëve, duke theksuar se një nga mjetet më konkrete për ta realizuar këtë, është agjërimi. Me Jezusin – nënvizohet në Mesazh, shkojmë në shkretëtirën e Jerikos (qytet i shndërruar në burg, ashtu si të gjitha qytet palestineze, simbol i konfliktit që është bërë mjedisi i jetës sonë), e agjërojmë, për t’u pajtuar me Zotin, me miqtë e armiqtë tanë; agjërojmë për të përtëritur fenë tonë, me vetëdijën se feja e vërtetë e bën besimtarin të aftë të ndërtojë të mirën e përbashkët, e bën tharm të paqes në tokën e Jezusit.








All the contents on this site are copyrighted ©.