2007-02-22 17:00:16

Letër e kardinalit Injac Musa Daut drejtuar të gjithë barinjve të Kishës universale për të ndihmuar bashkësitë e krishtera të Tokës Shenjte.


(22.02.2007 RV)Në letrën tradicionale të Kohës së Krezhmëve, Kardinali Daut, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, u bën thirrje mbarë barinjve të Kishës universale të organizojnë mbledhjen e ndihmave ‘Për Tokën Shenjte’. Është fjala për një nismë që ndërmerret çdo vit me leje papnore: për herë të parë ndihmat për Tokën Shenjte nisën të mblidhen nën papninë e Martinit V, më 1421. Kongregata për Kishat lindore – shkruan kardinali Daut – është trashëgimtare e këtij kujdesi dhe e ndjen veten gjithnjë solidare me të krishterët e Tokës Shenjte e me gjithë banorët e Lindjes së Mesme, ku kriza politike dhe ekonomike nuk po zgjidhet, gjë që sjell si pasojë vijimin e vuajtjeve gjithnjë më të rënda të popullsisë. Hirësia e Tij kujton se vëllezërit e motrat e tokës së Krishtit kanë nevojë universale e urgjente për ndihmë materiale, por edhe shpirtërore. I fton, prandaj, të gjithë besimtarët t’i luten Zotit t’u sjellë paqen aq të dëshëruar, duke u kujtuar se Papa i ndjek me lutje e me bekim të gjitha Kishat e të gjithë bamirësit e Tokës së Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.