2007-02-21 19:10:27

Këshilltari i presidentit Bush kërkon më shumë impenjim për Afganistanin. Do të flasë edhe për Kosovën.


(21.02.07 RV) Gjatë udhëtimit në Bruksel, Berlin dhe Moskë, këtë javë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Stiv Hadli do të takohet me zyrtarë të NATO-s, të BE-së dhe të Rusisë. Zëdhënësi Gordon Xhondrou sqaroi se gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për "Afganistanin, Libanin, Kosovën, e për çështjet e tjera në Lindjen e Mesme". Stiv Hadli ka arritur sot në Bruksel, ku mennjëherë ka deklaruar se falimentimi i misionit ndërkombëtar në Afganistan do të sillte kërcënime për sigurinë e Evropës dhe të Amerikës. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Skefer, Hadli u kërkoi vendeve anëtare të Aleancës të bëjnë ç’është e mundur, që nëse do të ketë ndonjë ofensivë në pranverë (siç kanë deklaruar talebanët), ajo të jetë ofensivë e NATO-s kundër terroristëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.