2007-02-20 18:28:17

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Eleuterin.


(20.02.2007 RV)Në Martiriologun Romak janë 14 - shenjtorët me emrin Eleuter: i pari ishte Ipeshkëv i Kostantinopojës, i dyti, më i njohuri, që u kremtua sot, ipeshkvi i Turneit në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.
Më pas Klodoveu u kthye në fenë e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit.
Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri e vijoi me zell të shumfishuar veprimtarinë si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë. Vdiq në Tournei e u varros në katerdralen vendase, që u bë menjëherë cak shtegtish të përshpirtshme. Eleuter u quajt edhe papa shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet me 26 maj.







All the contents on this site are copyrighted ©.