2007-02-20 18:32:30

Berisha humb zgjedhjet. Eshtë koha të largohet.


(20.02.07 RV) Në pritje të rezultateve zyrtare për zgjedhjet administrative të së dielës në Shqipëri, duket se koalicioni i majtë ka fituar në shumicën e bashkive. Një humbje më tepër se për koalicionin e djathtë, për Berishën, i cili, edhe sipas kolegëve të vet të partisë, duhet të largohet nga skena politike.
Ndërkaq, politikanët evropianë komentojnë zgjedhjet, pas raportit negativ të ODIHR-it për to. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana, theksoi nga Brukseli se "procesi zgjedhor, veçanërisht periudha para 12 janarit, nxori në pah nevojën për një klimë politike më të përgjegjshme dhe konstruktive në Shqipëri". Komisari i Bashkimit Evropian për çështjet e zgjerimit, Olli Rehn ka komentuar nëpërmjet zëdhënëses. "Ajo që kërkohet nga Shqipëria – nënvizoi Kristina Nagj - është që të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë për të kryer reformën zgjedhore, e cila është e rëndësishme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike".







All the contents on this site are copyrighted ©.