2007-02-19 18:10:37

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Konrad Konfalonierin.


(19.02.2007 RV)RealAudioMP3 Pajtor i Notos e i Piaçencës (Itali), Konradi u lind në vitin 1290.
Shenjti e shpenzoi gjithë pasurinë e trashëguar nga familja për të vënë në vend dëmin që i kishte bërë një pylli në brigjet e Lumit Po, të cilit i pati dhënë zjarr për të trembur egërsirat, në sa kishte dalë për gjah. Gjahu qe pasioni i tij i madh, prandaj edhe njihet si Pajtor i gjahtarëve.
Për pendesë, u nda nga bashkëshortja, Eufrozina, dhe u nis për në Siceli, ku u strehua në një shpellë. Dilte nga shpella vetëm të premten e madhe për të shkuar në kishën më të afërme, atë të Shën Kollit, në Noto, e për t'u lutur. Ndërroi jetë më 19 shkurt të vitit 1351 dhe u varros në të njëjtën Kishë, e cila që nga viti 1844 u ngrit në rang katedraleje.Emri i shenjtit përdoret rrallë ndër shqiptarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.