2007-02-17 14:18:24

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 7-të “C: Dashuria fiton mbi urrejtje!


(17.02.07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 7-të gjatë vitit kishtar, cikltit të tretë sipas kalendarit liturgjik.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na sjell në zemrën e Ungjillit duke treguar cili është thelbi i Urdhërit themelor, atij më të rëndësishmit që Jezu Krishti na porosit: Dashuria e pakufishme ndaj Zotit dhe ndaj të gjithë njerëzve, madje edhe ndaj armiqëve.
Situatat e jetës dallojnë e ndryshojnë edhe kushtet shoqërore; problemet e djeshme sot bëhët urgjente. Të mendojmë për familjen, emigracionin, të moshuarit e braktisur, për numrin e fëmijëve që lindin gjithnjë më pak, për drejtësinë sociale e çështje e dukuri tjera.
Në jetën private si dhe në atë sociale, shpesh herë kemi vështirësi ta njohim, zbulojmë e ta pranojmë vullnetin e Zotit. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele (Lk 6,27-38) Jezusi na kujton të vërtetën themelore për atë që don të jetë vërtetë i krishterë: vegëla e matjes dhe e vlerësimit të drejtësisë nuk mund të jenë as njerëzit, as opinioni i modave, as rregulla e ‘do ut des’ ‘jap për të marrë’. E vetmja rregullore e të krishterit duhet të jetë ajo e dashurisë, të duash sikur do Zoti e me ndihmën e Shpirtit Shenjt Zot, të jemi në përkim me vullnetin e Tij Hyjnor. Me përvujtëri e fe t’ia kërkojmë këte Zotit gjatë Meshës së Shenjtë të kësaj së diele.
Tani ti dëgjojmë leximet biblikeRealAudioMP3 të kësaj së diele e pastaj komentin.







All the contents on this site are copyrighted ©.