2007-02-17 17:11:33

Kisha jug-koreane shpreh kënaqësinë për marrëveshjen mbi çarmatimin atomik.


(18.02.2007 RV)RealAudioMP3 Lajmi i marrëveshjes për çarmatimin atomik veri-korean, arritur të martën e kaluar në Pekin, është pritur me kënaqësi e gëzim nga Kisha jug-koreane, e cila i falënderon të gjitha kombet që kontribuan për këtë arritje, duke shmangur kështu rrezikun e një katastrofe të vërtetë, me pasoja të papërfytyrueshme. Megjithatë, sipas ipeshkvijve, marrëveshja ka dritë-hijet e veta, pasi energjia që regjimi kërkon si shkëmbim për çmontimin e armëve atomike, do të shkojë në rezervuaret e mjeteve ushtarake e jo në dobi të popullsisë. Madje burimet e dioqezës së Piongiangut theksojnë se nënshkrimi i traktatit s’është gjë tjetër, veçse shantazh, nga i cili qeveria del e fituar.
Megjithatë duhet pranuar, duke pasur parasysh se programi bërthamor i Kim Jongut rrezikon jo vetëm Korenë, por mbarë botën.

(18.02.2007 RV)RealAudioMP3 Në provincën indoneziane të Sumatrës perëndimore, të gjithë nxënësit, nga shkolla fillore e deri në shkollat e larta, si edhe çiftet që duan të martohen, pavarësisht nga përkatësia fetare, duhet t’i nënshtrohen provimit me shkrim e me gojë, që vërteton shkallën e njohjes së Kuranit. Ky urdhër i dhënë nga administrata vendase – siç njofton Agjensia AziaNjuz – do të hyjë fuqi në vitin 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.