Ipeshkvi Katolike i Prizerenit kërkon që në pakon e Ahtisaarit të mos anashkalohet
trashëgimia kulturore e fetare e Katolikve të Kosovës.
(16.207 RV)Edhe Kisha Katolike e Kosovës i bënë vrejtjet e veta ndaj planit
të Ahtisaarit mbi statusin e Kosovës. Për anashkalimin e trashigimise fetare katolike
te Kosoves në pakon që i është dorëzuar më 2 shkurt palëve nga kryenegociatori ndërkombëtar.
Mes tjeras Ipeshkvia e Prizerenit pohon se "evidentohet anashkalimi i trashëgimisë
kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e
trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore. Madje,
as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.Më hollësisht
nga Prishtina na njofton Rabie IbrajJa deklarata
e plotë DEKLARATË
Kisha
katolike në Kosovë nuk ka pushuar kurrë lutjen e vet që në Kosovë të mbizotërojë paqja
dhe drejtësia, nuk ka munguar as kontributi konkret i paraardhësve të mij, priftërinjve,
motrave të nderit dhe të besimtarëve që të arrihen ato në gjithë teritorin e Kosovës
dhe për të gjithë qytetarët e saj. Koha në të cilën jetojmë, premton se paqja dhe
drejtësia në vendin tonë do të jetë e mundur për të gjithë. Në të njëjtën kohë edhe
realizimi i aspiratave shekullore të popullit tonë të shumëvuajtur, tani janë më
afër se kurrë. Kisha nuk pushon as tani lutjen e vet, për paqe dhe pajtim mes të
gjithëve, e sidomos për t’u ndritur mendjen dhe zemrën gjithë atyre që janë drejtpërdrejt
të përfshirë në vendimarrje që të mundë të jenë sa më të përgjegjshëm në gjetjën e
vendimit më të mirë të mundshëm. Kisha katolike gjithnjë dhe gjithëkund angazhohet
për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë përmes dialogut ekumenik, ndëretnik dhe ndërfetar. Në
anën tjetër, vlerëson urtinë dhe njëzëshmërinë e Grupit të Unitetit, Institucioneve
të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimeve të këtyre proceseve që çojnë
drejt së ardhmes tonë shpresëdhënëse, të cilën të gjithë ne e presim.
Pasiqë
e kemi shqyrtuar me vëmendje “PROPOZIMIN GJITHËPËRFSHIRËS PËR MARRËVESHJEN PËR
STATUSIN E KOSOVËS”, të 2 shkurt-it 2007 e shohim të arsyeshme dhe të nevojshme
të shprehim disa vërejtje dhe të kërkojmë që:
Në pjesën ku flitet
për “TRASHËGIMINË FETARE DHE KULTURORE”, nenet (1-6), evidentohet anashkalimi i
trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse
e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore.
Madje, as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.
Duke u nisur nga e drejta historike, arkeologjike, etnike e fetare,
kërkojmë të mos anashkalohet dhe të mos tjetërsohet trashëgimia kulturore Katolike
e kështjellave (fortifikatat), dhe objektet e kultit paleokristian të shekujve të
parë të krishterimit, të periudhës romako-ilire dhe të mesjetës së hershme, sidomos:
Kompleksi arkeologjik i Ulpianës së vjetër me Bazilikën e shek. V; Kompleksi
arkeologjik në Montenovo (Novobrdo) me një Katedrale e dy kisha të njohura katolike; Kompleksin
e fortifikatës, Kalasë së dytë të Prizrenit, me një kishë të periudhës romako-ilire; Kompleksin
arkeologjik të Nisarit (Therandës); Kompleksin arkeologjik në afërsi të Korishës
me Bazilikën paleokristiane; Si dhe të gjitha zonat e Kosovës ku janë të pranishme
objekte të ngjajshme kulti, sipas zbulimeve arkeologjike të Kosovës dhe të arkeologëve
ndërkombëtarë.
Në Aneksin e III-të, shtojca e aneksit
III neni 12, ku trajtohet çështja e decetralizimit dhe të vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht
formimit të Komunës Kllokot/Vërboc, ku parashihet të përfshihet edhe famullia e Vërnakollës
dhe ajo e Letnicës me filialet e saj, (Vërnezin dhe Shasharin), mendojmë se me këtë
ndahen nga famullitë tjera siç janë Stublla, Binça, Kabashi dhe Vitia, që gjithmonë
kanë qenë një tërësi e pashkëputshme me komunën e Vitisë. Në anën tjetër, Letnica
është Shejtërorja më e madhe në Kosovë: Ngritja së Zojës në Qiell, ku shtegtojnë shumë
qytetarë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, sidomos besimtarët tanë shqiptarë e kroatë.
Ndarja e kësaj tërësie dhe bashkimi i famullisë së Letnicës dhe e Vërnakollës me komunën
e Kllokot/Vërboc është i pa nevojshem dhe dëmton tërësinë, në anën tjetër, mund të
jetë një mundësi e vështirësive permanente për besimtarët tanë dhe për ne.
Me rrespekt dhe bekimin tim baritor,
Imzot Dodë Gjergji
ipeshkëv Prizren, 9 shkurt 2007