(16.02.07 RV) Shqipëria një ditë para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Partitë
kryesore politike, Demokratikja dhe Socialistja kanë përfunduar fushatën zgjedhore
në Tiranë me dy mitingje në sheshin Nënë Tereza dhe Skënderbeu. Çuditërisht himnet
e zgjedhura si nga pozita, ashtu edhe opozita për të përshëndetur zgjedhësit janë
dy këngë të huaja. Ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore. 3000 vëzhgues shqiptarë
janë akredituar për të kontrolluar zgjedhjet. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Marsi
Ris theksoi edhe një herë se këto zgjedhje janë gur prove për integrimin e Shqipërisë
në strukturat euro-atllantike. Më hollësisht të dëgjojmë informacionin e Alban Gurit
nga Tirana…