2007-02-15 18:06:53

Shefer në Kosovë: KFOR-i nuk do të lejojë dhunën.


(15.02.07 RV)RealAudioMP3 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer ndodhet sot për vizitë në Prishtinë, ku është takuar me autoritetet vendore. Duke iu referuar protestave të 10 shkurtit, Shefer deklaroi se "nëse ndokush mendon se me dhunë mund të arrijë objektivat e veta, gabon rëndë e KFOR-i do ta demonstrojë këtë". Ai i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të punojë mbi bazën e planit të Ahtisarit.
Ndërkaq, shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joakim Ryker ka caktuar Uve Markardt në detyrën e komisarit të policisë së UNMIK-ut. Më parë, Markardt ka shërbyer si shef i stafit të UNMIK-ut. Më hollësisht të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.