2007-02-15 18:07:55

Në Shqipëri fushata zgjedhore drejt përfundimit me tone të ashpra. Të dielën do të votohet.


(15.02.07 RV) Vetëm tri ditë para zgjedhjeve administrative në Shqipëri, fushata zgjedhore ndizet jo vetëm me tone të ashpra, por edhe me eksploziv. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një restorant në Tiranë duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Vetëm pak minuta më parë, nga restoranti kishte dalë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe disa deputetë të opozitës. Policia po zhvillon hetimet e rastit.Kryeministri Berisha dënon ashpërsisht shpërthimin në Tiranë dhe garantoj zhvillim normal të veprimtarisë së opozitës.







All the contents on this site are copyrighted ©.