2007-02-15 19:45:12

Madridi gjykon 29 personat e akuzuara për atentatet e vitit 2004


(15.02.07 RV) Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'u japin azil mëse 7 mijë irakianëve gjatë vitit të ardhshëm. Kreu i Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Antonio Gutierres e ka mirëpritur vendimin, si "një hap përpara në drejtimin e duhur". Vitin e kaluar, vetëm 202 irakianëve u është lejuar qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.


Filloi sot në Madrid gjykimi i 29 personave të akuzuara për atentatet e vitit 2004, ku u vranë 191 vetë. Shpërthimet e 11 marsit në kryeqytetin spanjoll janë deri tani sulmet më vdekjeprurëse të Al-Kaidës në Evropë. Qindra dëshmitarë dhe ekspertë mjeko-ligjorë do të dëshmojnë në këtë proces, që pritet të përfundojë në tetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.