2007-02-15 17:23:32

Bibla, e përkthyer në 160 gjuhë, është botuar 1261 herë.


(15.02.2007 RV)RealAudioMP3 Sipas Giovani Rizit, profesor i Shkrimit Shenjt në Universitetin Urbanian, që lidhet ngusht me Kongregatën për Ungjillëzimin e Popujve, autor i studimit “Botimet e Biblës në kontekstin e Propaganda Fides”, Bibla është botuar 1261 herë, e përkthyer në 160 gjuhë, natyrisht edhe në gjuhën shqipe. E të gjitha këto botime dokumentohen në bibliotekën e Universitetit Papnor Urabanian.
Studimi i professor Rizit ka 3 vëllime, kushtuar botimeve të Shkrimit Shenjt në Kontinentin evropian; në atë aziatik, Oqeani e Afrikë si dhe në Kontinentin amerikan. Botimet – pohon Agjensia Sir – vijnë nga dioqezet e qarqet e “Propaganda Fides” dikaster i themeluar që në vitin 1622 për të përhapur fenë katolike në mbarë botën.







All the contents on this site are copyrighted ©.