2007-02-14 17:23:20

Dhimbja e Benediktit XVI për atentatin e rëndë që ndodhi dje në Liban.


(14.02.2007 RV)RealAudioMP3 Papa shpreh dhimbjen e tij të thellë për atentatin që goditi dje një qytezë të Libanit, në një zonë me shumicë të krishterë në veri-lindje të Beirutit, duke shkaktuar tre të vdekur.
Në një telegram me nënshkrimin e kardinalit Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit drejtuar Patrikut të Antiokisë, kardinalit Nasrallah Pierr Sfeir, Benedikti XVI siguron se lutet, se ndjehet shpirtërisht pranë të plagosurve dhe familjeve të viktimave e se i kërkon Zojës së Bekuar ta mbrojë mbarë kombin libanez.
Më pas Papa i lutet edhe popullit libanez dhe prijësve të tij ta refuzojnë dhunën e të përpiqen të gjejnë, në këtë çast dramatik, rrugë më të asyeshme për sigurimin e unitetit kombëtar dhe të së mirës së përbashkët.Në emisionin e djeshëm kujtuam se kardinali Bertone, gjatë një takimi mbajtur në Romë, foli për atentatin e rëndë antikristian, duke i ftuar të pranishmit të luten për trojet e martirizuara të Libanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.