2007-02-13 16:32:49

Kthehet dhuna në Liban e lajme të tjera.


(13.02.07 RV)RealAudioMP3 Të paktën 15 veta kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë plagosur nga shpërthimi i një kamioni me eksploziv në pjesën perëndimore të Bagdadit. Sulmi i sotëm ndodhi një ditë pas shpërthimeve të trefishta në Bagdad, që lanë mbi 80 të vdekur. Gjendja e vështirë i shtyn njerëzit të largohen nga vendi. Në Siri ndodhen 600 mijë refugjatë. Sot ka shkuar në Damask presidenti irakian i parlamentit për të diskutuar edhe mbi fatin e tyre.


Kthehet dhuna në Liban. 3 viktima dhe 17 të plagosur nga shpërthimi i bombave në dy autobusë në veri të Bejrutit. Shpërthimet afër qytetit Bikfaja ndodhën një ditë para dy-vjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit Rafik al-Hariri. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone foli për atentate të rënda kundër të krishterëve dhe kërkoi që besimtarët të luten për Libanin.


U arrit në Pekin një marrëveshje që përkufizohet akoma si “virtuale” mbi çaramtimin bërthamor të Koresë së Veriut. I dërguari amerikan Kristofer Hill ka deklaruar se qeveritë e 6 vendeve pjesëmarrëse në bisedime, po shqyrtojnë "tekstin përfundimtar", i cili nënvizon se Koreja e Veriut duhet të ndërpresë programin e saj bërthamor në këmbim të ndihmave në energji. Gjithsesi duhen përcaktuar akoma detajet.








All the contents on this site are copyrighted ©.