2007-02-12 18:18:34

Uisner: SHBA dhe Rusia të bashkëpunojnë për Kosovën


(12.02.07 RV)RealAudioMP3 I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Uisner, ka qëndruar në Moskë javën që shkoi për të diskutuar procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
Në një intervistë dhënë të përditshmes ruse "Komersant", ambasadori Uisner, thekson se është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të punojnë bashkërisht në këtë çështje, veçanërisht në fazën përfundimtare të negociatave. Uisner ka sqaruar edhe një herë se Kosova nuk përbën precedent për situata të tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.