2007-02-12 18:19:20

80 të vdekur e mëse 165 të plagosur në Bagdad e lajme të tjera.


(12.02.07 RV)RealAudioMP3 Së paku 80 veta janë vrarë dhe mëse 165 janë plagosur në një atentat të trefishtë sot paradite në Bagdad. Shpërthimet kanë ndodhur në tregun më të madh të qytetit, skenë e vazhdueshme sulmesh. Atentatet ndodhën pas 15 minutave të heshtjes që qeveria kishte vendosur për të kujtuar shpërthimin me të cilin u shkatërrua e ashtuquajtura xhami e artë e shiitëve në Samarra, vitin e kaluar.


Irani ka deklaruar sot, nëpërmjet zëdhënësit të ministrit të jashtëm, se është gati të ndalojë pasurimin e uraniumit. Aktualisht kryenegociatori për programin bërthamor ka diskutuar në Bernë, një propozim zviceran që ka për qëllim zgjidhjen e krizës në të cilën është zhytur Teherani. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë mohuar akuzat amerikane, sipas të cilave qeveria iraniane është përgjegjëse për furnizimin me eksploziv të kryengritësve shiitë në Irak. Për zyrtarët amerikanë të mbrojtjes nga ky eksploziv kanë gjetur vdekjen mëse 170 ushtarë amerikanë. Nga Brukseli, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan sot sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit.


Bisedimet gjashtëpalëshe që po mbahen në Pekin, e që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes me Korenë e Veriut për ndalimin e programeve bërthamore, kanë hyrë sot në ditën e pestë pa ndonjë rezultat. Diplomatët janë në pritje të përgjigjes së Koresë së Veriut, por ka mundësi që diskutimet të shtyhen edhe për një ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.